U përplas me kuaj në autostradë: Vdes prizrenasi në Zvicër

Ded Radi nga Prizreni me banim në Zvicër, ka vdekur pas një aksident trafiku në njërën prej austradave drejt Cyrihut, transmeton Gazeta Metro.


Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur Radi pak pasi doli nga tuneli, është përplasur me dy kuaj që po kalëronin në rrugë.

Fotografië tregojnë se vetura e prizenasit, Passat i bardhë, është shkatërruar krejtësisht.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të autoriteteve, ngasësi nga Kosova ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga përplasja e dhunshme me automjetin, kanë ngordhur edhe dy kuajt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme