Një 62-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga një mjet në autostradën A7, pranë Castelnuovo Scrivianë, Itali.
62-vjeçari me iniciale E. H., ishte punonjës i Società Autostrade dhe jetonte në Tortona, në provincën e Alessandria.
Ai u përplas teksa, së bashku me kolegët e tij, po kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas.
Të parët që u përpoqën për të ndihmuar 62-vjeçarin ishin kolegët e tij, por për fatin e tij të keq, me gjithë përpjekjet e 118 punonjësve shëndetësorë që mbërritën në vendngjarje pak më vonë, nuk mund të bëhej asgjë.
Hetimet që i janë besuar policisë rrugore tashmë do të duhet të sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vetë viktimës apo ka qenë shoferi që nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.