U pushua nga puna, 48-vjeçari dhunon fizikisht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizime në Kavajë

Një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë, pas ndërprerjes së kontratës së punës.


Për pasojë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Ai dyshohet se, për shkak të largimit nga puna, ka goditur me grushte drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., si dhe e ka kanosur përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme