Avni Mazrreku ka reaguar pas lajmit që u publikua për revokimin e doktoraturës së tij për shkak të plagjiaturës nga Këshilli i Fakultetit Juridik në Universitetin e Bremenit.
Mazrreku thotë që ai nuk ka pranuar ndonjë vendim të shkruar lidhur me këtë vendim.
Ai e quan lajmin si të pasaktë, duke shtuar se kjo u bë në shërbim të agjendave – të cilat Mazrreku thotë se nuk preferon që t’i komentojë momentalisht.