U rrëzua aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë në vend 58-vjeçari

Një 58-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.


itali pallat

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (27 gusht) në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha” dhe mësohet se 58-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme