Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, pasi një 13 vjeçar është rrëzuar nga një mjet lundrues “jet ski” dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Mësohet se e mitura është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Vajza kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura.
13-vjeçarja u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Sarandës, por më pas mjekët vlerësuan që ajo të dërgohet drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.