Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku një 15 vjeçar kërcënoi me armë zjarri një 16 vjeçar.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se dy të miturit kanë qenë duke lëvizur së bashku me biçikletë, kur 15 vjeçari nxorri armën dhe kanosi adoleshentin tjetër.
Sipas informacioneve të gazetarit, të miturit zhvilluan një konflikt me motive të dobëta disa ditë më parë, dhe ditën e djeshme ata u takuan për t’u sqaruar.
Policia ka marr në pyetje të dy minorenët, por 15 vjeçari ende nuk ka treguar se kush ka qenë personi që i ka mundësuar atij një armë zjarri tip pistoletë.
Ngjarja ndodhi pasdites e së hënës (16 dhjetor), rreth orës 19:00, në zonën e Valias i Ri, Kamëz, e fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar uniformat blu për situatën mes adoleshentëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes teksa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI EDHE: Adoleshenti kërcënon me armë zjarri 16 vjeçarin, arrestohet i mituri në Kamëz
Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gun”.
Kanosi me armë zjarri një 16-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.
Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.