U “tradhtua” nga bisedat e zbuluara në celularin e Monika Kryemadhit, ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 


“Zoti Haxhinasto për çfarë çështje jeni thirrur në SPAK”, u pyet ai nga gazetarët.

Por, ish-ministri nuk u përgjigj duke heshtur para kamerave dhe iu drejtua ambienteve të SPAK.

Edmond Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2016.

Kujtojmë që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi.

Edmond Haxhinasto u “tradhtua” nga bisedat e zbuluara në telefonin e Monika Kryemadhit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme