U transportua nga Trauma në një spital privat në Athinë, gazetari Igli Çelmeta zbulon detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi

Pas transportimit të avokatit Sokol Mëngjesi nga Spitali Ushtarak i Traumës drejt një spitali privat në Athinë, gazetari Igli Çelmeta zbulon detare të reja lidhur me gjendjen e përfaqësuesit ligjor që u sulmua brutalisht para 1 javë në zonën e ish-Bllokut.


I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, gazetari Çelmeta tha se ka një përmirësim të gjendjes shëndetësore të avokatit.

Çelmeta tha se skaneri i një dite më parë ka treguar përmirësimin e avokatit Sokol Mëngjesi, ndaj dhe ka nisur zgjimi nga koma artificiale.

Përsa i përket autorëve të dyshuar, gazetari u shpreh se sipas uniformave blu Dritan Nano është organizuesi i këtij sulmi. Në momentin që ka ndodhur krimi ndaj avokatit, Nano ka qenë me familjen e tij në Pogradec, duke ngritur kështu dyshimet se pasi ka porositur sulmin, është larguar nga kryeqyteti për të pasur një alibi.

Referuar deklaratave të Dorian Aliaj, autori i cili u vetëdorëzua, është shprehur se mes vjehrri të tij, pra Dritan Nanos dhe avokatit Mëngjesi ka pasur një takim mes tyre në shkurt të këtij viti, por përfundoi me tone të larta.

Sipas gazetarit Çelmeta, Aliaj është shprehur se ky moment takimi ka krijuar mllefin ndaj Sokol Mëngjesi.

“Ai ka kërkuar falje në sallën e gjyqit duke u shprehur se nuk donte që të shkonte çështja deri në këtë gradë.

Policia ka marrë dëshmi edhe nga personat e tjerë që janë trashëgimtarë të pronës së fituar me gjyq.

Dritan Nano nuk ka pranuar të respektojë kontratën që kanë firmosur trashëgimtarët me avokatin Mëngjesi dhe këtu ka nisur përplasja”, tha gazetari Igli Çelmeta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme