U vetëplagos me armë zjarri në këmbë, procedohet penalisht 28 vjeçari! Nën hetime i ati dhe vëllai, ja për çfarë akuzohen

Policia ka proceduar penalisht 28-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili u vetëplagos me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.


28-vjeçari u vu nën hetim pasi mbante pa leje armën e zjarrit me të cilën u vetëplagos në këmbë si dhe nuk ka treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja.

Gjithashtu hetim ka nisur dhe ndaj babai dhe vëllait të tij, dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe nuk kanë treguar vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për vetëplagosjen e shtetasit M. M., informojmë se specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

M. M., 28 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi mbante pa leje armën e zjarrit me të cilën dyshohet se u vetëplagos në këmbë, nga pakujdesia, në mal, si dhe nuk ka treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja. Ky shtetas vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë;

P. M., 59 vjeç dhe R. M., 21 vjeç (babai dhe vëllai i 28-vjeçarit), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe nuk kanë treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme