U vodhën miliona euro evropianëve përmes mashtrimit të Call Centers, SPAK dërgon dosjen për gjykim në GJKKO! Sekuestrohen 11 pasuri! Akuzat ndaj dy të pandehurve (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet e saj ndaj Jusel Micit dhe Mendim Domit, të cilët përmes mashtrimit nga call centers arritën t’u vjedhin evropianëve vlera të mëdha parash, që arrinin deri në 15 milionë euro. Dosja i është dërguar GJKKO-së për gjykim të dy të pandehurve.


Jusel Mici, i cili mbahet dhe si organizatori i gjithë kësaj, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Mendim Domi, akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale të veprimtarisë kriminale”.

Hetimet ndaj tyre filluan për ndihmë të ndërsjellët juridike në çështjet penale të Gjykatës së Pizës në Itali. Drejtësia italiane po hetonte kundër TONARELLI Stefano Matteo, PERICO Gianmario, MICI Jusel për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Për këtë arsye, SPAK nën bashkëpunimin me prokurorinë Italie, zbuloi se Jusel Mici dhe Mendim Domi janë organizatorë dhe pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal.

Mashtrimi online lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, duke përdorur kompanitë fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) , për të kaluar vlerat monëtare të mashtrimit.

Këto kompani përdoreshin duke hapur llogari rrjedhëse të huaja, kryesisht në Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali, duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përmes call center-ave në Itali dhe Shqipëri.

Pas marrjes së këtyre parave, shumat monetare zhdukeshin duke u konvertuar në kriptomonedha.

Me këto para, autorët i investonin në pasuri të paluajtshme, duke kryer kështu veprën penale të pastrimit të parave.

SPAK ka sekuestruar pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 mijë euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në kryeqytet:

  • Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;
  • Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;
  • Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,
  • Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,
  • Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,
  • Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,
  • Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,
  • Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,
  • Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,
  • Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,
  • Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.

Prokuroria e Posaçme në njoftimin e saj shprehet se dëmi ekonomik i shkaktuar, që është provuar nga hetimi, arrin në vlerën 3 milionë euro, por ka dyshime të forta që kjo vlerë është më e madhe, duke konsideruar viktimat e mashtrimit që nuk kanë kallëzuar grabitjen e bërë ndaj tyre.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.166 të vitit 2021 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

  1. Jusel Mici, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal;
  2. Mendim Domi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Jusel Mici, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, 180/1 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesës për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, e cila po hetonte në kuadër të procedimit penal kundër të hetuarve TONARELLI Stefano Matteo, PERICO Gianmario, MICI Jusel, etj, për veprat penale të “Mashtrimit në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga Kodi Penal Italian, neni 416, nenet 110, 640 Paragrafi 2 nr. 2 bis – mashtrim i rëndë në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara dhe nga legjislacioni penal shqiptar, nenet 143/b, 28/4, 333/a të Kodit Penal Shqiptar. Nën koordinimin e Eurojust, mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Pizës, Itali, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore dhe hetimet u ndoqën nga 2 prokuroritë respektive.

Në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi janë respektivisht organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të krijuar për të kryer veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe pastrimit të parave. Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit. Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja (Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali), duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin qëndra thirrje (call center), në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin viktima (klientë) të shumta, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit. Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Hetimi ka provuar plotësisht se të pandehurit kanë vepruar në shumë raste, për të cilat janë paraqitur kallzimet penale nga të dëmtuarit në Itali. Gjithashtu nga kontrollet dhe provat e sekuestruara, ka dyshime se numri i të dëmtuarve është shumë herë më i madh se i personave të dëmtuar që kanë kallzuar.

Dëmi ekonomik i shkaktuar, që është provuar nga hetimi, duke iu referuar në mënyrë ekskluzive të ardhurave nga mashtrimet e kallzuara, si dhe ato të arritura nëpërmjet përdorimit të kompanive fiktive, arrin në vlerën 3 000 000 Euro (ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallzuar mashtrimet ndaj tyre).

Të pandehurit me përvetësimin e shumave monetare, kanë kryer një numër të madh veprimesh të transferimit në llogari të kompanive të shumta të hapura në Shqipëri, me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të parave. Gjithashtu, me këto para të fituara në mënyrë të paligjshme nga mashtrime, kanë kryer transaksione të shumta, duke blerë pasuri të paluajtshme

Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe sekuestrohen si, pasuri të derivuara nga ky aktivitet kriminal, llogari bankare me depozita në vlerën rreth 205 000 Euro, si dhe pasuritë e mëposhtme në Tiranë:

  1. Pasuri me sipërfaqe 62m², e llojit apartament;
  2. Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament;
  3. Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament,
  4. Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë,
  5. Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë,
  6. Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë,
  7. Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë,
  8. Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë,
  9. Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë,
  10. Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë,
  11. Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.166/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme