U vra nga forcat serbe, Prokuroria e Beogradit jep leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë njofton se Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, që u vra në Lloznicë të Serbisë.


Fation-hajrizi

Tashmë kanë nisur procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të Hajrizit nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

Avokati Arianit Koci, i cili është angazhuar për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, ka bërë të ditur se ka parë trupin dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.

“Po e konfirmoj, e pash trupin e pajetë. Tani mbetet që edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë këtë,” ka deklaruar Koci.

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme