Udhëheqja e dialogut me Serbinë bartet nga Qeveria te presidenti

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë aktori kryesor nga kosovarët në procesin e dialogut me Serbinë, që tash pritet të hyjë në stad final. Kreu i Qeverisë i është bindur përcaktimit të presidentit Hashim Thaçi, që ai vetë të jetë në krye të procesit, shkruan sot Koha Ditore.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ka nisur në 2011-n, kur Qeveria drejtohej nga Thaçi. Fillimisht ishte i karakterit politik, e më pas pati avancuar në atë politik. Ky i fundit zhvillohej në nivel kryeministrash, të cilët kanë mbërritur disa marrëveshje, më kryesorja ajo e prillit të 2013-s.

Vitin e shkuar, Thaçi ka lënë Qeverinë pas zgjedhjes së tij president i shtetit dhe pas këtij zhvillimi është shtruar nevoja për një stad të ri dialogimi, që do të zhvillohej në nivel presidentësh. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme