Një shtetase italiane është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e fëmijët e saj, pasi iu gjetën 300 gramë lëndë narkotike.
Familja ishte duke udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë për pushime, e nga kontrolli i ushtruar iu gjet sasia e drogës.
Bazuar në deklaratat e saj, italiania e përdorte drogën për konsum personal e jo për aktivitete kriminale.
Policia ka ndaluar shtetasen e cila po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët për të kryer të gjitha procedurat hetimore