UEFA ia lejon Barcelonës pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

UEFA merr vendim në të mirë të Barcelonës, do t’i lejohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Pas analizimit të të gjitha informacioneve të rastit “Negreira”, UEFA ka dhënë aprovimin që Barcelona të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm – 2023/24.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Barça është informuar këtë të premte se do të lejohet të garojë në edicionin e ardhshëm dhe se nuk do të përballet me ndonjë sanksion, transmeton Gazeta Express.

Barcelona rrezikonte të dënohej nga UEFA shkaku i rastit “Negreira”, kur hetimet zbuluan pagesat që klubi kishte bërë për ish-zëvendëspresidentin e Komitetit të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, në vlerë prej rreth 7 milionë eurosh gjatë 17 viteve.

Rasti vazhdon të jetë në sistemin gjyqësor spanjoll.

UEFA emëroi dy avokatë për hetimin e rastit, të cilët pasi panë materialin në dispozicion i dërguan Barcelonës një dokument me 70 pyetje për t’u përgjigjur për këtë çështje.

Është e qartë se këto përgjigje kanë bindur ata, pasi UEFA nuk do ta sanksionojë Barcelonën, as nuk do ta përjashtojë nga Liga e Kampionëve, që ishte frika e madhe për klubin.

Ky do të jetë një lehtësim i madh për Barcelonën, e cila jo vetëm që nuk do të mund të përballonte goditjen e reputacionit, por edhe goditjen për financat e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme