“VMRO-DPMNE-ja na ka dal me një “propozim”, me një “eureka” me një “shkop magjik” të cilin e quan “manifest”, e që sipas këtij manifesti aty është shkruar e zezë në të bardhë formula magjike që shpëtoka vendin tonë!
Nga kush e shpëton?
Kush po e kërcënon demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Maqedonisë përveç se vet VMRO-DPMNE-ja?!
Vjen ujku dhe thotë ju shpëtoj unë nga ujku?!
Paradoks i radhës ky Manifest, mbushur me fjalë premtuese që në të vërtetë ulurisin nga skutat e errëta të frikës, të paranojës, të tmerrit të humbjes.
Vizita e z.Tusk dhe insistimi evropian që VMRO-ja të lirojë shtetin që po e mban peng, nga ana tjetër deklarata ende më agresive e Presidentit të vendit z.Ivanov kundër të ashtëquajturës Deklaratë Shqiptare, flasin për Manifestin e vërtetë të VMRO-së, që tashmë nuk është vetëm shqiptarofob por edhe evropianofob!”, ka shkruar Arben Taravari, sekretar i LrPDSh.