Një incident i pazakonshëm ka ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, ku disa ujqër të bardhë janë arratisur nga habitati i tyre dhe kanë mbytur katër kangurë si dhe disa zogj emu.
Sipas informacioneve të publikuara, ujqërit dyshohet se kanë hapur një gropë nën rrethimin e habitatit të tyre, duke arritur të dalin jashtë zonës së kontrolluar. Pas arratisjes, ata kanë sulmuar kafshët e tjera në kopshtin zoologjik, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ndërsa stafit të Kopshtit Zoologjik i janë dashur disa orë për t’i lokalizuar, kapur dhe rikthyer ujqërit në habitatin e tyre.
Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit pritet të sqarojnë ngjarjen dhe të informojnë publikun mbi masat që do të ndërmerren për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen./Alsat.mk.
The post Ujqërit e bardhë arratisen nga Kopshti Zoologjik në Shkup, mbytin katër kangurë dhe disa emu appeared first on Alsat.



