Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikoi sot masën e vendeve perëndimore për të mbyllur ambasadat e tyre në Kiev.
Ministri rus tha rreziku i mundshëm i sulmeve masive ruse, është i njëjtë çdo ditë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022 dhe se nuk përbën arsye që ambasadat perëndimore të mbyllën tani më në Kiev.
“Kërcënimi i bombardimeve (…) ka qenë fatkeqësisht një realitet i përditshëm për ukrainasit për më shumë se një mijë ditë,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës në një deklaratë, duke u bërë thirrje perëndimorëve të mos nxisin “tensionet” duke mbyllur ambasadat e tyre .
SHBA po mbylli sot përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi ka marrë atë që thotë se është informacion specifik për një sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror më 20 nëntor.
“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës po udhëzohen të strehohen në vend”, tha Departamenti i Shtetit i Çështjeve Konsullore të SHBA në një postim në X. “Ambasada e SHBA rekomandon që qytetarët amerikanë të jenë të përgatitur të strehohen menjëherë në rast se shpallet një alarm ajror”, thuhet në njoftim.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi administrata Biden njoftoi se do të lejonte që armët e prodhuara nga SHBA të përdoreshin në luftën kundër Rusisë.
Moska tha dje se Ukraina kishte goditur Rusinë me gjashtë raketa me rreze të gjatë ATACMS të furnizuara nga SHBA.