Ukraina ngriti padi kundër Rusisë

Ukraina ngriti padi kundër Rusisë, nën akuzat për mbështetje të akteve terroriste

Ukraina ka ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, ka kumtuar sot shërbimi për marrëdhënie me opinionin i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kiev.

Dekretin për ngritjen e padisë e nënshkroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Më tutje u theksua se padia është ngritur për të detyruar Rusinë që të pranoi përgjegjësinë për akte terroriste, të kryera gjatë agresionit të paligjshëm të forcave ruse në Ukrainë.

Në dokument ndër të tjera theksohet se Moska ka shkelur konventën për luftë kundër financimit të terrorizmit dhe eliminimit të diskriminimit racor.

Ministria e Jashtme ndër të tjera theksoi se Ukraina i është drejtuar gjykatës ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me lutjen që gjatë kohëzgjatjes së procesit të ndërmerren masat, të cilat kanë për qëllim që të parandalojnë cenimin e të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë.

Ndërkohë, në mbrojtje të Rusisë sot ka dal kryesuesja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, e cila tha se Gadishulli i Krimesë është pjesë e Rusisë dhe qartësoi se nëse ajo zgjidhet presidente e Francës, atëherë do të njohë bashkimin e këtij Gadishulli me Rusinë.

Le Pen tha se pas referendumit në Krime, i cili sipas saj dëshmoi se populli i Gadishullit dëshiron të jetë pjesë e Rusisë, edhe ajo e njeh Gadishullin e Krimesë si pjesë të Rusisë.

Ajo më tutke shtoi se i vjen keq që rezultati i referendumit në Krime nuk është pranuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shtoi se do të angazhohet për shfuqizimin e sanksioneve kundër Rusisë, të cilat sipas fjalëve të saj janë të pakuptimta./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme