‘Unë jam gjallë’: Ish-snajperi i Forcave Kanadeze hedh poshtë thashethemet për vdekjen e tij në Ukrainë

Një ish-snajper i Forcave të Armatosura Kanadeze që tani lufton kundër forcave ruse në Ukrainë thotë se ishte “i fundit që mësoi për vdekjen e tij”.

Ish-anëtari i CAF – i cili njihet me emrin “Wali” – tha për CBC News se u kthye në një vend të sigurt në Ukrainë të hënën pas një jave të kaluar duke luftuar forcat ruse në vijat e frontit në rajonin e Kievit, përcjell Telegrafi.

Dhe kur ai ndezi telefonin e tij, ai zbuloi qindra mesazhe nga njerëz të bindur se ai ishte vrarë.

Gruaja, babai, miqtë dhe të panjohurit e tij dërguan mesazhe të furishme duke u përpjekur të konfirmonin se ai ishte ende gjallë.

Madje, ish-komandanti i tij në Kurdistan, i cili luftoi me Wali-n kundër ISIS-it, dërgoi një shënim duke thënë se komuniteti sakrifikoi një dele për nder të tij.

“Unë jam gjallë, siç mund ta shihni”, tha Wali në një video të martën. “Asnjë gërvishtje e vetme”.

“Unë jam pothuajse personi i fundit që di për vdekjen time”.

Mediumi në fjalë thotë se keqinformimet rreth të dhënave të Wali-t kanë qarkulluar në internet për javë të tëra – duke përfshirë pretendimet se ai ishte snajperi më vdekjeprurës në botë dhe mbante një rekord për vrasjet nga distanca më e gjatë.

Ndryshe, ka qenë një faqe ruse e mediave sociale, postoi se Wali ishte vrarë nga forcat speciale ruse 20 minuta pasi ai mbërriti në Mariupol, tani nën rrethim nga forcat ruse.

Wali – i cili iu bashkua mbrojtjes së Ukrainës së bashku me një tjetër veteran kanadez, i quajtur me pseudonimin “Hija” – tha se ai nuk është snajperi më vdekjeprurës në botë dhe nuk mban asnjë rekord.

Vetëm pak javë më parë, tha ai, po punonte si programues kompjuteri në Kanada dhe nuk po trajnohej në mënyrë aktive.

“Unë jam një snajper i mirë”, tha Wali. “Asgjë më pak, asgjë më shumë…”. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme