UNICEF: Fëmijët refugjatë të Ukrainës në rrezik trafikimi

Agjencia e OKB-së për fëmijë ka paralajmëruar se fëmijët që ikin nga lufta në Ukrainë përballen me një rrezik të shtuar të trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore.

Unicef ​​thotë se fëmijët përbëjnë 1.5 milionë nga ata që janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, 500 mijë prej tyre janë të pashoqëruar.

“Lufta në Ukrainë po çon në zhvendosje masive dhe flukse refugjatësh – kushte që mund të çojnë në një rritje të konsiderueshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe një krizë akute të mbrojtjes së fëmijëve”,-tha Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore.

“Fëmijët e zhvendosur janë jashtëzakonisht të cenueshëm ndaj ndarjes nga familjet e tyre, shfrytëzimit dhe trafikimit,”-tha Afshan Khan, duke u kërkuar qeverive të marrin masa për t’i mbajtur ata të sigurt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme