Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake deklaroi se në qytetin sirian Halep ndodhen më shumë se 100 mijë fëmijë si vogëlushi Umran Daknes.
Drejtori ekzekutiv i Fondit Ndërkombëtar për Fëmijët (UNICEF) Anthony Lake deklaroi se në qytetin sirian Halep ndodhen më shumë se 100 mijë fëmijë si vogëlushi Umran Daknes i cili para disa ditësh u nxorr nga rrënojat pas sulmeve ajrore në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim Lakea thotë se fotografia e vogëlushit sirian Umran Daknes po bën xhiron e botës.
“Në Halep ndodhen më shumë se 100 mijë fëmijë si Umran. Ata janë të ekspozuar në vuajtje në të cilat nuk duhet të ekspozohet asnjë fëmijë. Duhet patjetër të jemi në ndjeshmëri me ta. Por, nuk është e mjaftueshme të jemi të shqetësuar për ata shkaku i kësaj vuajtjeje por duhet që ndjenjat tona ti kalojmë në vepër”, thotë Lake.
Ai theksoi se gjithashtu moshatarët e Umran-it në Siri në jetën e tyre nuk dinë asgjë përveç katastrofës së luftës dhe bëri thirrje që ata që filluan këtë luftë ta ndalin dhe ti japin fund makthit të fëmijëve.
Pasi avionët rusë dhe të regjimit sirian bombarduan pjesën e banuar të Halepit, vogëlushi Umran u nxorr nga rrënojat e ndërtesës. Fotografia e tij me fytyrën e përgjakur duke ndenjur ulur në autoambulancë po bën xhiron e botës.