Unioni i imamëve të Zvicrës dhuron 100 mijë franga për banorët e Hasanbegut (Video)

Ky i moshuar iu gëzua ndihmës së dhënë nga Unioni i Imamëve të Zvicrës, që kishte tubuar 100 mijë franga për 140 familje nga Hasanbegu i Shkup, që pësuan më shumë dëme gjatë vërshimeve të 6 gushtit dhe janë në gjendje më të rëndë sociale.

Kryetari i Unionit të Imamëve në Zvicër, Nehat Ismaili tha se ndihmat u janë shpërndarë atyre që kanë më së shumti nevojë.

“Ne nuk mund që të gjithë t’i kompensojmë, apo të ua largojmë dhimbjen, kemi shkuar dhe jemi përcaktuar si donatorë, dhe si donatorë kemi të drejtë që të përcaktojmë politikat tona, siç janë mënyrë e shpërndarjes dhe kategorizimi i shoqërive. Kemi dashur që së paku ndihma të arrijë tek ajo shtresë e cila është e varfër por që ka pësuar më tepër”, u shpreh Nehat Ismaili, Kryetarë i Unionit të Imamëve në Zvicër.

Selektimin për dhënien e këtyre ndihmave e kanë bërë imamët e xhamive të Hasanbegut.

“Jemi munduar në maksimum t’i shohim njerëzit të cilët nuk kanë mundësi të qohen më në këmbë. Ndoshta ndokush do të thonë se edhe ai nuk ka mundësi, ne nuk e kemi harruar atë person, ose nuk e kemi bërë qëllimisht”, tha Fejsal Kadriu, Hoxhë nga Hasanbegu.

Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi tha se ky aksion humanitar nuk ka qenë iniciativë e tyre, por e Unionit të Imamëve të Zvicrës.

“Nëse shpesh fillojmë të organizojmë dhe të kërkojmë e të lypim, thonë na lodhën këta të BFI-së. Edhe ne u frikësuam se do të na keqkuptojnë, Imamët dhe pastaj edhe një pjesë e xhematit tonë. Prandaj spontanisht, ne i kemi kujtuar por nuk i kemi obliguar”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetarë i BFI-së.

Disa banorët treguan para kamerave të TV21 se kanë marrë nga 700 franga, që e shumëzuar me 140 familje, jep shifrën 98.000 franga.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme