LEXO EDHE:
Universiteti Amerikan në Evropë – FON së shënoi 19 vjetorin e ekzistencës së tij. Krahas festimit të transformimit vizionar të arsimit u zhvillua edhe një debat interaktiv me fokus perspektivat e arsimit të lartë në vend ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme arsimore. Mes tjerash, themeluesi dhe drejtori I këtij universiteti Sefer Canovski tha se FON tashmë 19 vite ndjek trendet botërore, duke bashkëpunuar me një sërë universitetesh në mbarë botën, gjë që është një nxitje dhe motivim i madh për studentët që kuptojnë cilësinë e arsimit, shkruan Alsat
“Arsimi duhet të transformohet. Në këtë drejtim, institucionet e arsimit të lartë, privat dhe publik, përfshirë shtetin dhe sektorin e biznesit, duhet të jenë partnerë dhe së bashku të krijojnë një strategji afatgjatë, e cila do të rezultojë në një sistem arsimor të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm që garanton një të ardhme për gjeneratat që po edukohen. Universiteti Amerikan në Evropë – FON do të vazhdojë me të njëjtën dëshirë dhe ritëm të investojë në një sistem të shëndetshëm arsimor, të përmirësojë vazhdimisht kushtet e studimit, të përmirësojë cilësinë e njohurive dhe përvojën e kuadrit profesional”, tha Sefer Canovski, themelues dhe drejtor I UAE-FON /Alsat.mk