Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”, Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka ngritur akuza ndaj themeluesit të Telegramit, Pavel Durov, duke e fajësuar për lehtësim të aktiviteteve terroriste, ndërsa ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij. Sipas FSB-së, platforma “Telegram: nuk ka hequr përmbajtje që, sipas autoriteteve ruse, është përdorur nga shërbimet speciale ukrainase dhe organizata të shpallura terroriste apo ekstremiste për të koordinuar sulme, sabotime dhe aktivitete kibernetike në territorin rus. Durov ka lindur në Rusi, por mban pasaportë franceze dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai është përplasur shpesh me autoritetet ruse, pasi “Telegram” është një nga platformat kryesore të komunikimit në Rusi dhe zyrtarët vendas janë përpjekur vazhdimisht të bllokojnë aksesin ose të pengojnë përdorimin e tij duke ushtruar presion mbi Durovin që të dorëzojë të dhënat e përdoruesve ose në të kundër rusët duhet të përdorin një tjetër platformë mesazhesh të mbështetur nga shteti.

41-vjeçari aktualisht jeton në Francë, ku po përballet gjithashtu me hetime lidhur me pretendimet se “Telegram” nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme kundër aktiviteteve kriminale në platformë dhe nuk ka bashkëpunuar sa duhet me autoritetet. Pavel Durov u bë i njohur në vitin 2010 si themeluesi i “VKontakte” i njohur gjerësisht si “Facebook-u i Rusisë”, por u largua nga vendi pasi presionit nga autoritetet për të marrë kontrollin e platformës.

Aplikacioni i mesazheve Telegram, i krijuar në vitin 2013, me mbi një miliard përdorues në mbarë botën, është bërë një nga burimet kryesore të informacionit gjatë luftës në Ukrainë, si për autoritetet e atij vendi ashtu edhe për ato ruse.

The post Urdhër arrest ndërkombëtar për themeluesin e “Telegram”, Rusia akuzon Pavel Durov për bashkëpunim në terrorizëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme