“Urë prej uji” për aeroplanin e parë që zbriti në aeroportin e Shkupit

Bremen, Laranka, Stokholm dhe Koln, janë destinacionet e para drejt të cilave janë realizuar fluturimet e para nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup.

Ndërsa aeroplani i parë që ka aterruar është ai i “Turkish Airlines” nga Stambolli me 104 udhëtar dhe anëtarë të ekuipazhit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky aeroplan u prit me të ashtuquajturën “urën prej uji”, për mirëseardhje. Pas tij aterruan edhe aeroplan nga kompania “Pegasus Airlines” gjithashtu nga Stambolli me 125 udhëtar.

Nga Aeroporti i Shkupit informojnë se në ditën e parë të hapjes së aeroportit, priten 28 fluturime me rreth 1700 udhëtarë.

Dy aeroportet e Maqedonisë prej sot janë lëshuar për fluturime pasi u mbyllën në muajin mars, për shkak të pandemisë COVID-19.

Pas rihapjes, janë vendosur rregulla të reja, siç janë: mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve, matja e temperaturës gjatë hyrjes në aeroport, si dhe ndalesa për shoqërim të udhëtarëve./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme