Urimi i turpit nga Arben Taravari!

Nuk kanë qenë të paktë shqiptarët që janë gënjyer nga urimi i ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari i cili përmes rrjetit social ka shkruar: Sonte Qeveria e miratoi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Urime për gjithë Shqiptarët!
Më herët, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Arben Taravari e kishte pranuar se nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe, siç ishin zotuar partitë politike shqiptare në deklaratën e përbashkët.

Në opinion kanë plasur kundërshtime të hapura të shqiptarëve të cilët një ligj të tillë e quajnë të vonshëm dhe turpërues. Po ashtu, nuk janë të pakta ata të cilët shtrojnë pyetje se nëse vetëm postet ishin ato që i synuan pushtetarët shqiptarë dhe pse nuk e braktisin një Qeveri ku të drejtat e shqiptarëve do t’u jepen me këste derisa ata janë popull shtetfomues dhe me kushtetutë duhet të njihet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare.

Sidoqoftë, më i zëshmi në mbrojtjen e vendimeve të qeverisë është ministri Taravari i cili këtë mandat e ka filluar mbarë me udhëtimet në ShBA derisa nga sëmundje infektive dy shqiptarë e humbën jetën brenda 48 orëve, ndërsa shumë të tjerë u hospitalizuan.

Po ashtu, Taravari nuk ka bërë publike as koston e udhëtimeve që ai bashkë me ekipin e tij kanë shpenzuar gjatë udhëtimit në ShBA prej nga shfaqeshin foto nëpër restauronte të ndryshme luksoze. Në vend të kësaj, Taravari ka zgjedhur të “urojë” shqiptarët për një ligj që do të rregullojë se sa fjalë shqip mund t’i përdorin shqiptarët në institucione dhe në cilat komuna do të vlejë ky ligj.

Në media është raportuar në vazhdimësi se shqiptarët e Malit të Zi qëmoti e kanë të zgjidhur këtë problem me të drejta shumë më të avancuara, ndërsa gjuha serbe në Kosovë ndonëse flietet vetëm nga 5% e popullatës, ajo është gjuhë zyrtae, /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme