Urimi në shqip i Adeyemit për ditëlindjen e Loredanës: Urime ditëlindjen nuse, të dua më së shumti në botë

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, feston sot ditëlindjen

.

Në këtë ditë të veçantë për këngëtaren, nuk ka munguar urimi edhe nga Karim Adeyemi, futbollisti me të cilin ajo është në një lidhje.

I njëjti bëri një sërë postimesh në Instagram, duke uruar këngëtaren në këtë ditë speciale.

Krahas urimit që i bëri në gjuhën angleze, Adeyemi publikoi një fotografi ku i bëri një dedikim edhe në gjuhën shqipe.

“Urime ditëlindjen për ‘nusen’ dhe shoqen time më të mirë. Të dua më së shumti në botë. I meriton të gjitha”, shkroi futbollisti në një sërë postimesh në Instagram.

Loredana dhe Adeyemi tash e një kohë janë në një lidhje dhe kanë qenë gjithmonë të hapur me relacionin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme