Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë kryer me sukses të plotë “Kursin për Vëzhgim dhe Zbulim në Operacione Luftarake”.
“Ky kurs është realizuar nga specialistët britanik dhe specialistët tanë të shkolluar në Divizionin e Taktikave të Blinduara dhe Vëzhgimit në Warminster”.
“Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet. Forca djema! Vazhdojmë me sukseset e reja!”,ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.