Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar një video që shfaq një numër të ushtarëve nga brigada për mbrojtje territoriale në një lokacion të paspecifikuar në front, shkruan BBC, përcjell Periskpopi.
Guvernatori i regjionit Khrakiv, Oleh Sinegubov, ka thënë se trupart kanë rikthyer një shenjë që shënon kufirin.
“Ne jemi krenarë me ushtarët që rikthyen shenjën kufitare në kufirin shtetëror. Ne falënderojmë të gjithë ata, që duke rrezikuar jetën e tyre, çliruan Ukrainën nga pushtuesit rusë”, shkruajti ai në Telegram.
Rusia ka zhvendosur njësi të reja lëvizëse nga regjionet e okupuara të Donetsk dhe Luhansk në Kharkiv, “që është një dëshmi tjetër e paaftësisë se rezervistëve rusë”, ka thënë Instituti për Studime të Luftës.
Forcat ukrainë kanë rimarrë territore në zonat veri-lindore të vendit gjatë ditëve të fundit, duke i shtyer forcat ruse jashtë zonës sulmuese të Kharkiv- zonë që është përballur me bombardime për javë të tëra. Rusia po vazhdon ofenzivën e saj në jug të Donbasit.