Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit, vihet nën hetim 24-vjeçarja në Vaun e Dejës

Policia ka referuar në Prokurori materialet për një 24-vjeçare e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj. 


dhune ne familje

“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.

Gjithashtu, blutë e Shkodrës arrestuan shtetasen E. Gj., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 byzylyk në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” dhe 1 palë syze në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 44-vjeçarja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme