Ushtrojnë dhunë gjatë kohës që kryejnë marrëdhënie, publikohet studimi tmerrues për meshkujt shqiptarë

Një studim i kryer së fundmi në Shqipëri në lidhje me moshën se kur kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë, ka treguar se 1 në 3 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie intime.
Po ashtu, në sajë të këtij studimi rezulton se 1 në 4 vajza janë dhunuar nga partneri.

Të pyetura ato kanë treguar se dhunohen fizikisht, kërcënohen e poshtërohen nga i dashuri, para, gjatë dhe pas aktit seksual.

Një prind është shprehur kështu:

Në Shqipëri është ende tabu seksi dhe nuk flitet me fëmijën. Në Evropë, nëse do të shantazhonin një të mitur me video, atëherë ajo do të thoshte që s’ka problem, përdore sa të duash, unë do t’u drejtohem organeve të policisë. Unë po e përgatit fëmijën tim duke i bërë orë edukative në shtëpi.

Kurse 64% e vajzave të pyetura kanë pranuar se të dashurit e tyre i kontrollojnë rrjetet sociale. Po ashtu, rezultatet e studimit tregojnë se dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë, i ka rrënjët e thella në familje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme