Universiteti i Tetovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje është firmosur nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti dhe zv. ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, njofton Telegrafi Maqedoni.
Universiteti i Tetovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, u pajtuan që të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë, që të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje, me qëllim të këmbimit të përvojave, njohurive, edukimit dhe trajnimit të kuadrove nga lëmia e sigurisë dhe kriminalistikës.
Akti i bashkëpunimit hyn në fuqi nga dita e djeshme, më 6 tetor 2016, ndërsa kontestet që mund të rezultojnë gjatë zbatimit të këtij Memorandumi për bashkëpunim, do të zgjidhen me marrëveshje të ndërsjellë mes Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Universiteti i Tetovës.