Vajza e Fatmir Limajt ka bërë një urim të ndjerë për ditëlindjen e babait të saj, duke ndarë një fotografi me të në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, ajo ka shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe sakrificat e tij, duke e cilësuar si një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit familjar, shkruan Kosovarja.
“Faleminderit për dashurinë, sakrificat dhe gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për ne dhe fëmijët tanë. Je shembulli më i mirë i përkushtimit dhe dashurisë. Mirënjohja jonë për ty është e pafund,” shkruan ajo në urimin e saj.
Në foto, të dy shfaqen të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin “Liria ka emër”, duke treguar një mesazh të fortë simbolik. Ky postim ka marrë vëmendje dhe urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e familjes Limaj.