Është varrosur Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra dje nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Ajo është varrosur këtë pasdite në varrezat e qytetit të Pejës.
E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajqi me të cilin kishte tre fëmijë.
E bija e Gjyljetes, sot ka marshuar në qytetin e apejës me fotografinë e të ëmës dhe pamja e saj ka prekur mijëra njerëz, shkruan Kosovarja.