”Vajzat për qejf”: Ne kujdesemi për të kënaqur elitën e burrave të Maqedonisë

Kanë qarkulluar thashetheme se elita e biznesit dhe politikanë nga Maqedonia e gjejnë rehatinë dhe dashurinë e munguar tek ”Vajzat për qejf”. Për gazetën Dnevnik kanë pranuar të flasin dy vajza nga Shkupi që asesi nuk pranojnë t’i quajnë prostituta por ata veten e quajnë vajza për qejf, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Njerzit nuk mund të jetojnë në mjerim në këtë kohë. Kur bëhet fjalë shoqërim seksi me elitën e biznesit dhe politikës, vajza duhet të përfitojë edhe vetë. Për të përfituar simpatinë e shoqëruesit ajo duhet të duket mirë dhe të ketë njohuri për botën dhe ngjarjet përreth.”

Ivana dhe Mila janë dy vajza që përdorin pseudonime për t’u përgjigjur pyetjeve të gazetës Dnevnik ku thonë se ofendohen kur i quajnë prostituta. Ata thonë se jetojnë me stil dhe nuk e shesin trupin. Në shtëpi gënjejnë për daljet e tyre dhe për shumën e fituar.

Ivana dhe Mila thonë se njohin shumë biznesmenë dhe politikanë për të cilët deri tani janë kujdesur që të jenë të lummtur . ”Të gjithë duan që në krahë të kenë një femër të bukur dhe të kënaqur nga jeta. Ne punojmë me njerëz të zgjedhur dhe marrim thirrje vetëm me rekomandime nga njerëz që deri tani kanë ngelur të kënaqur” thotë Ivana.

Ivana shton se për 150 euro nuk del nga shtëpia. ”Nuk bëhet fjalë për seks, po për mënyrë të jetesës. Jam penduar se pse nuk kam filluar më herët të merrem me këtë veprimtari, ku ta di se ku do të isha tani.” thotë mes tjerash Ivana.

”Deri tani kam qenë nëpër dhjetëra ”udhëtime zyrtare” me burra të suksesshëm ku jemi kënaqur nëpër qytetet më të bukura nëpër botë. Jam duke punuar edhe me orar dhe punë të rregullt por më pëlqen edhe puna për të cilën flasim tani” thotë vajza tjetër që e përdor pseudonimin Milla, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Milla vazhdon duke treguar jetën e një vajze tjetër të cilën e quan shoqe punë ”Një biznesmen shoqes sime i bleu banesë dhe veturë”.

”Ju tregoj si kam filluar unë. Isha e re dhe nuk kisha as sandale të reja për të shkuar në festën e shoqes. Një ditë shoqja që veçse i kishte ndjekur këto rrugë, më tha se do të më rregulloj një të pasur. Edhe kështu ndodhi, i njejti erdhi para banesës dhe më mori me një veturë të madhe, më çoi për darkë në një restorant në hyrje të Shkupit dhe pasi më ktheu te banesa, nga kuleta nxorri 100 euro dhe më tha ‘qerase veten’. Pas këtij takimi kam marrë edhe thirrje tjera nga shokë që i njejti më kishte rekomanduar. Dua që edhe pak të punoj këtë punë dhe pastaj do të krijoj familje”. thotë Ivana e cila pranon se në shoqëri të mirë, ka marrë edhe kokain për të rritur disponimin, siç thotë ajo, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër Milla tregon se ka abortuar dy herë frytin e një biznesmeni të famshëm nga Shkupi. Për të ju hakmarrë për abortimin, Milla thotë se ka fjetur me biznes partnerin e të njejtit.

Milla e pranon se do të punojë edhe për pesë vite dhe pastaj do të shkojë të jetoj tek prindërit në diasporë për të shlyer shenjat që tanimë i ka lënë në Maqedoni.

Ivana dhe Milla thonë se kanë diploma dhe nota të mira në fakultete të mirënjohura nëpër Universitetet e Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme