“Vajzën e shoh më shpesh, djalin më rrallë”, Bes Kallaku flet për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj

Aktori Bes Kallaku ka konfirmuar së fundmi ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj me të cilën kanë dhe dy fëmijë.

Aktori i humorit ka bërë të ditur se të dy fëmijët jetojnë me tashmë ish-bashkëshorten e tij, Xhensilën.

Ai tha se për të është e rëndësishme që ata të jenë mirë me shëndet.

“Kur isha këtë herë në Itali, edhe erdhi më mori dikush. Më tha ça bën, si shkon me fëmijët? Mirë i thash, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë. Njeriu i ndodhin ca situata në jetë që nuk i ka pritur. E rëndësishme është të jenë mirë. Unë këtë vlerësoj, t’i kem mirë me shëndet”, tha Kallaku në FermaVip.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme