Në një intervistë për “Arbresh.info”, e para e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë informatë se tashmë ish-anëtari i këtij komisioni Nenad Rikalo kishte maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Daka, thotë se është për keqardhje nëse këto akuza janë të vërteta.
Ajo, thotë se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë çështje.
Ndryshe, dy ditë më parë, “Arbresh.info” ka publikuar deklaratat e qytetarëve, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda ndaj ministrit të sapo emëruar të Bujqësisë, Nenad Rikalo, duke nisur nga maltretimet e deri te dhunimet. Ata kanë kërkuar hapjen e hetimeve dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij. /Arbresh.info