Valdrin Lluka i AKR’së: Kritikon NISMËN – nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje.

Ish- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, njëherit kandidati për deputetë nga koaliconi NISMA-AKR-PD, Valdrin Lluka ua ka uruar Vetëvendosjes dhe LDK’së fitoren në zgjedhjet edjeshme parlamentare.

Në nëdrlohë, në mënyrë indirekte ai ka kritikuar Nismën Socialdemokrate për rezultatin e keq të koalicionit të tyre në zgjedhje.

Në një postim në faqen e tij të FB, Lluka ka pohuar se zgjedhjet e djeshme kanë dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje, duke aluduar kështu për Nismën Socialdemokrate, parti kjo me të cilën AKR’ja hyri në koalicion parazgjedhor.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Valdrin Llukës.

“I falenderoj ata mijëra votues që më besuan votën anëmbanë Kosovës. Do t’ju mbaj të informuar lidhur me proceset dhe rezultatet finale. Për një gjë jam i lumtur. U dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje. Rruga e sigurtë drejtë suksesit është meritokracia dhe transparenca”, ka shkruar Lluka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme