Valixhja nukleare së shpejti në duart e Trumpit

Valixhja e zezë që e ndjek gjithmonë presidentin e SHBA-së, është arma më e fuqishme e të gjitha kohërave. Ja se çfarë përmban dhe si mund të shkaktojë fundin e botës, shkruan Reuters.

Gjatë ditëve në vazhdim, Donald Trump do të nisë një rrugëtim të gjatë dhe që pritet të nisë më 20 janar të vitit 2017, me ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Mes fazave më të rëndësishme dhe delikate të këtij transicioni janë takimet me drejtuesit ushtarakë, të inteligjencës dhe shërbimeve sekrete, të cilët do t’ia shpjegojnë presidentit të sapozgjedhur fuqinë e madhe që po i jepet në duar.

Sekretet e sekreteve

Përmbajtja e këtyre takimeve, pa dyshim që vetëm mund të merret me mend, por nga të paktat gjëra që kanë dalë në dritë, gjithë këto biseda kokë më kokë i ngjajnë një komploti të stilit të filmave.

Trump do të zbulojë se cilat janë operacionet e fshehta që Qeveria amerikane po i bën, ku dhe si përdoren dronët, çfarë pajisjesh përdor Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) për të përgjuar komunikimet e të gjitha llojeve në botë, cilat janë betejat elektronike në vazhdim dhe armiqtë e SHBA-së si dhe infrastruktura informatike e vendit. Më pas vijnë çështjet administrative: Presidenti do të informohet rreth grupeve të disidentëve jashtë Qeverisë amerikane dhe që luftojnë kundër diktatorëve dhe terroristëve, transmeton Koha Ditore.

Konferenca e fundit, ndoshta më e rëndësishmja për sigurinë e vendit dhe botës, ka të bëjë me arsenalin bërthamor amerikan dhe planet e një lufte të mundshme bërthamore. Në fakt, Presidenti është personi i vetëm që mund të autorizojë përdorimin e mbushjeve nukleare: pëlqimi vjen nëpërmjet aktivizimit të kodeve të veçanta në dispozicion nëpërmjet kodeve speciale që ai ka në posedim, sipas rregullave të angazhimit të ruajtur në një valixhe të quajtur “Football”. Bëhet fjalë për valixhen e famshme prej lëkure të zezë që e ndjek Presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga një skuadër ushtarake që përbëhet nga pesë ekipe me armë të ndryshme.

Butoni me të cilin nuk bëhet shaka

Përmbajta e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, atëbotë drejtor i Zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë. Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq që shërben për nisjen e raketave, e keni gabim. Kryesisht valixhja përmban letra. Dokumenti më i rëndësishëm i “Black Book” (Libri i Zi) është një manual i vërtetë i luftës bërthamore, me 75 faqe, që përshkruan objektivat e mundshme, vlerat strategjike sipas skedarëve të ndryshëm dhe viktimat që sulmi mund të shkaktojë; në disa raste edhe miliona njerëz.

Dy fashikujt e tjerë përmbajnë një listë të vendeve të sigurta për të lëvizur Presidenti në rast të ndonjë sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të komunikuar me Kombin.

Valixhja peshon plot 20 kg (kjo pasi ka një bërthamë prej alumini) dhe transportohet nga personeli ushtarak, të cilët kanë një trajnim të veçantë për të ndihmuar Presidentin që të japë urdhrin e lëshimit të raketës bërthamore. Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti është në udhëtim: ky telefon shërben për ta vënë atë në kontakt, nëpërmjet një linje të sigurt satelitore, me Qendrën Kombëtare të Komandës Ushtarake, që merret me të gjitha urdhrat e lëshimit të raketave bërthamore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme