Varianti i ri virusit Korona ka ndezur alarmin në shumë vende të Evropës

Vjollca Aliti

– Advertisements –

Mutacioni më i ri i virusit korona i quajtur “Omikron” parashihet të jetë shumë herë më ngjitës në krahasim me mutacionet e deritanishme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ende është herët për tu thënë më shumë gjëra për këtë mutacion. Nëse do ketë masa shtesë për të parandaluar depërtimin e këtij lloji brenda vendit Filipçe tha se do të diskutohet të hënën në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
“Bëhet fjalë për mutacion të ri të virusit i cili quhet “Omikron” këtu është dyshimi se mund të jetë shumë më ngjitës se mutacionet tjera nga gjithë mutacionet e deritanishme. Megjithatë ne patëm edhe shumë mutacione tjera të cilat nuk u përhapën deri tani. Kishte edhe skenarë të tjerë për shembull për llojin Dellta. Megjithatë të gjitha këto çështje do të shqyrtohen të hënën ne mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse”, deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Mutacioni i ri së pari u detektua në Afrikën Jugore ndërsa ajo çfarë deri më tani dihet është se ky mutacion ka një rrezik më të lartë për ri-infektim dhe se shumë më shpejtë shpërndahet. Autoritetet shëndetësore në vend theksojnë se shpëtimi i vetëm kundër të gjitha mutacioneve është vaksinimi. Për të rritur përqindjen e imunizimit, do të propozohen masa të reja stimuluese.

“Do të propozojmë një masa të re deri në Qeveri. Ajo është stimulim shtesë për mjekët amë. Gjegjësisht mjekët amë të jenë financiarisht të stimuluar kur do të tejkalojnë 70% – shin e pacientëve të vaksinuar, nga numri total i pacientëve të tyre të shpërblehen nga 30 denarë në kokë pacienti që i kanë të regjistruar. Ka dhe disa aspekte tjera që duhet të shihen, por mendoj se ky është propozimi që do ja prezantojmë Qeverisë të martën”, u shpreh Venko Filipce, Ministër i8 Shëndetësisë.

Një gjë e tillë vjen disa ditë pasi Qeveria nuk pranoi propozim masat e KSI-së të cilat parashikonin vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve në administratën shtetërore si dhe punonjësve në shëndetësi, në të kundërtën të posedojnë test PCR të paktën për 72 orët e fundit të cilin do ta paguanin nga xhepi i tyre. Masat u refuzuan edhe pas reagimeve të shumta të sindikatave. Deri më tani vetëm 38% e popullatës vendore është vaksinuar me dy doza, ndërkaq për arritjen e imunitetit kolektiv e nevojshme është 80-90% e popullatës./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme