Varroset 6 vjeçarja që u dërgua për operim në Turqi, familja fajëson mjekët

Familja Shala nga Fushë Kosova të enjten hapi derën për të pame. Një natë më parë, vajza e tyre, Delfina, ndërroi jetë gjatë trajtimit në një spital në Turqi, e për këtë prindërit po fajësojnë mjekët për trajtim jo të duhur mjekësor. 6 vjeçarja u varros sot në varrezat e Sllatinës së Madhe, shkruan Gazeta Express.

 Delfina Shala këtë vit kreu klasën e parë me nota shembullore. Edhe pse në një gjendje të rëndë shëndetësore që e kishte që nga lindja, vullneti për jetë nuk i mungonte.

Por, qëndrimi i saj në karrige me rrota me moshën po ia vështirësonte edhe më shumë jetesën.

Për këtë, mjekët i kishin rekomanduar familjes disa ndërhyrje kirurgjike në bosht kurrizor, duke u dhënë shpresa që vajza për herë të parë të ngrihej në këmbë.

Sigurimi i shumës së parave të nevojshme për këtë ndërhyje për familjen Shala ishte i pamundur. Zgjidhje e tyre mbetën njerëzit e vullnetit të mirë, që për 1 javë i siguruan 16 mijë euro.

Kështu, më 16 qershor, Delfina me prindërit u nisën drejt Turqisë.

Mjekët që e kishin kontrolluar dhe e dinin gjendjen e 6 vjeçares që nga lindja, i kishin rekomanduar prindërve që ajo kishte nevojë për ndërhyrje vetëm në bosht.

Prindi i vajzës, Lavdim Shala në një bisedë për T7, tha se me arritjen e tyre në spital, çdo shpresë që kishin ndryshoi.

Përveç që patën probleme të mëdha për t’u kuptuar me mjekët, ata nënshkruan edhe një dokument të cilin po ashtu thonë se nuk e kishin kuptuar.

Pas katër ndërhyrjeve në bosht, Delfina iu nënshtrua edhe një operacioni në kokë, që qe fatal për të. Pas operacionit, vajza qëndroi disa ditë pa vetëdije, për të ndërruar jetë më 11 korrik në spitalin Asya në Turqi.

Lavdimi fajëson spitalin se nuk i kishte shpjeguar për operacionin, si dhe e kishte shtyrë në një operacion për të cilin ajo nuk kishte nevojë.

Pas kryerjes së procedurave fetare dhe varrimit, prindërit i thanë Frontalit se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të vënë drejtësinë në vend.

6-vjeçarja, Delfina Shala u varros sot në orën 17:00 në Fushë Kosovë./GazetaExpress/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme