Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsejtë 105 gjoba v etëm në territorin e Shkupit, dhe atë: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 37 gjoba të tjera për parkim të parregullt.
– Advertisements –
Nga MPB-ja apelojnë për respektim të rregullave në trafik, me çka edhe do të rritet siguria në komunikacion.