Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 230 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për tejkalim të shpejtësisë, 50 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, shkruan Alsat.
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 3 të tjera për makina të paregjistruara…/Alsat.mk