Njëra lëndë tashmë ka marrë përgjigjen e parë.
Dy kompanitë vendore kishin dërguar në gjykatë kryetarin e Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës që njëherësh është edhe pronar i një kompanie të përpunimit të qumështit, Ramadan Memajn.
Ky i njëjti vazhdon të mos pranohet për kryetar nga një pjesë e kompanive të këtij sektori.
Me një aktvendim, Gjykata e Apelit e refuzoi kërkesën e dy kompanive të cilat kërkonin nga gjykata që t’ia ndalonte Memajt deklaratat nëpër media rreth çështjes së përdorimit të vajit të palmës.
Memaj po pret që të nisin proceset gjyqësore të tjera të dërguara nëpër gjykata, përfshirë edhe atë ndaj Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë.
Me këto deklarime nuk pajtohet njëra nga kompanitë që kishte dërguar atë në gjykatë. Drejtori i njërës nga fabrikat përpunuese të qumështit thotë se Memaj nuk ka asnjë të drejtë të dërgojë produktet e tyre për analiza, por atë e bën vetëm AUVK-u.
Kohavision ka pyetur Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë për të sqaruar dilemat e rreziqeve të mundshme të përdorimit të vajit të palmës në produktet e qumështit, por zyrtarë të saj kanë heshtur gjatë gjithë kohës duke mos dhënë asnjë detaj.
© KOHA.