Vazhdojnë protestat kundër regjimit në Kubë, shënohet një viktimë

Një person ka humbur jetën gjatë protestave të rralla anti-qeveritare në Kubë, që kanë tronditur ishullin ditët e fundit.

Sipas BBC, viktima është 36-vjeçari Diubis Laurencio Tejeda. Ai vdiq në periferitë e Havanës gjatë një përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ai ishte pjesë e një grupi që sulmoi një godinë qeveritare. Por dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë sulmuan personat që kishin dalë në rrugë për të protestuar.

BBC raporton se këto protesta të rralla anti-qeveritare nisën të dielën kur mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve, kundër rritjes së çmimeve dhe mënyrës se si qeveria e ka trajtuar pandeminë. Tubimet publike janë të paligjshme në Kubë.

Presidenti Miguel Diaz-Canel ka fajësuar SHBA për nxitje të protestave në vend.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme