Vazhdojnë protestat kundër rritjes së moshës së pensionit në Francë, digjet bashkia e qytetit të Bordosë

Bashkisë së qytetit të Bordosë në Francë iu është vënë zjarri derisa protestat e qytetarëve vazhduan për shkak të planeve për të rritur moshën e pensionit në vend.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, ku 119,000 ishin vetëm në Paris, sipas shifrave nga ministria e brendshme.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin.

Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që do të rriste moshën e pensionit në Francë me dy vjet, pra 64.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend.

Ai planifikoi të ishte në qytetin jugperëndimor të Bordosë atë ditë, ku zjarri përfshiu derën e përparme të bashkisë të enjten në mbrëmje pas një dite protestash dhe përplasjesh.

Mbetet ende e paqartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, që u shua shpejt nga zjarrfikësit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme