Vazhdon ardhja e mërgimtarëve, sot shumë aeroplanë pritet të aterojnë në Prishtinë

Kosova ka marrë një pamje tjetër, atmosferë e gëzim me ardhjen e bashkatdhetarëve. Kohët e fundit, diaspora u nis drejt vendlindjes, për t’i kaluar festat e fundvitit, e ardhja e tyre po vazhdon edhe sot, transmeton IndeksOnline.

Vetëm sot sipas të dhënave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pritet të aterrojnë 37 aeroplanë nga vende të ndryshme, ndërsa presin të zbresin mbi 3 mijë udhëtarë.

Kështu mbi qiellin e Kosovës, shihen edhe aeroplanët, të cilët janë në afërsi të njëri-tjetrit, për shkak të numrit të madh dhe linjave të shpeshta.

Njësoj po ndodh edhe me kufijtë tokësorë, pritje të gjata ka pasur edhe mbrëmjen e kaluar, teksa më e ngarkuara ishte pika kufitare Hungari – Serbi, dyndje të madhe veturash nga bashkatdhetarët kishte edhe në pikën kufitare Slloveni – Kroaci.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur që bashkatdhetarëve nuk do t’u kërkohet testi negativ PCR./IndeksOnline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme