Vazhdon beteja me zjarret në vend. Sipas autoriteteve aktive janë tri vatra. Edhe atë në Krivollak, në fshatin Kallugjericë dhe në komunën e Vasilevës. Më serioz është zjarri në Krivolla, i cili shpërtheu mbrëmë. Në shuarjen e flakëve janë angazhuar helikopterët e ushtrisë dhe policisë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza depot ushtarake në këtë rajon janë të sigurta. Zjarri i dytë është në fshatin Kallugjericë në afërsi të magjistrales Rdovish- Strumicë dhe ekzistonte rreziku i përhapjes së shpejtë, por me ndërhyrjen e njësiteve zjarrfikëse zjarri është shuar tërësisht. Një zjarr tjetër aktiv është në komunën e Vasilevës në Strumicë. Gjatë natës flakët kanë ulur intensitetin. Qendra për Menaxhim me Kriza thotë se në rast të përkeqësimit të situatës me zjarret do të aktivizohet edhe Er Traktor për shuarjen e flakëve nga ajri./Alsat.mk