Vazhdon debati kuvendor për gjykatësit kushtetues

E pikërisht për Gjykatësit Kushtetues ende po vazhdojnë seancat e Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime.

Sot vazhdoi debati për kandidaturën për gjykatës kushtetues të Ljubomir Joveskit, prokurorit aktual republikan. Joveski është propozuar nga LSDM-ja, ndërsa deputetët e opozitares VMRO-DPMNE-së, për të thonë se funksionin aktual e kryen në mënyrë joprofesionale dhe punon në interes të pushtetit dhe për këtë, sipas tyre, “nuk është i përshtatshëm për funksionin e gjykatësit kushtetues”.

Përndryshe, nga gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO-DPMNE, asnjëri nuk mori mbështetje.

Gjykata kushtetuese më shumë se një vit punon me përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e parashikuar, katër prej tyre u ka skaduar mandati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme